Fjalë Kyçe

Federata e Spanjës i jep lajmin e madh Barcelonës

Federata e Spanjës i jep lajmin e madh Barcelonës

Barcelona ka marrë përgjigje pozitive nga Federata Spanjolle e Futbollit për të transferuar një lojtar në afatin kohor prej 15 ditësh.

Klubi spanjoll parashtroi një kërkesë për të transferuar një lojtar, pasi Ousmane Dembele pësoi lëndim të rëndë – duke minimizuar zgjedhjet në fazën ofanzive.

Sulmuesi francez do të ketë gjashtë muaj pushim. Ai u operua të martën, në Finlandë, nga një këputje në këmbën e djathtë, e cila ndodhi në ditën e tretë të rikthimit gjatë një stërvitje, përcjell lajmi.net.Duke qenë një pushim afatgjatë gjashtë muajsh, La Liga lejon të fshihet një lojtar dhe të regjistrohet një lojtar tjetër në vend të tij.

Por për këtë, komisioni mjekësor i organizatës së futbollit duhet të japë miratimin e tij përpara raporteve të paraqitura, që është ajo që e ka konfirmuar këtë mëngjes Barcelona.Të enjten e kaluar, Barcelona dërgoi të gjithë dokumentacionin në La Liga dhe komisioni mjekësor i ka dhënë ‘ok’ sot.

Klubi katalanas ka disa lojtarë në axhendë për të forcuar sulmin e Setién, pasi ai ka në dispozicion vetëm Ansu Fati, Messi dhe Griezmann. Luis Suarez është gjithashtu i dëmtuar dhe Carles Peréz u largua në janar.