Fjalë Kyçe

Federata e Xhudos e Kosovës: Xhudistet pjesëmarrëse në “Tokio 2020” nuk kanë profile të vërteta në rrjete sociale

Federata e Xhudos e Kosovës: Xhudistet pjesëmarrëse në “Tokio 2020” nuk kanë profile të vërteta në rrjete sociale

Federata e Xhudos e Kosovës ka njoftuar opinionin publik se xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka nuk kanë profile të vërteta në rrjete sociale, shkruan Zeri.info.

Kujtojmë se Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova janë në qendër të vëmendjes pasi që në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio të Japonisë, i kanë fituar medaljet e arta.

Krahas tyre, me medalje ari është stolisur edhe Majlinda Kelmendi, katër vite më parë në Rio të Brazilit.

“FEDERATA E XHUDOS E KOSOVËS DËSHIRON TË JU INFORMOJ QË XHUDISTET TONA: MAJLINDA KELMENDI, DISTRIA KRASNIQI, NORA GJAKOVA, LORIANA KUKA NUK KANË PROFILE TË VËRTETA NË RRJETET SOCIALE, SIÇ JANË FACEBOOK E INSTAGRAM”, shkruhet në njoftimin e Federatës së Xhudos së Kosovës.

Të gjitha sportistet e lartpërmendura në njoftim, janë pjesëmarrëse në Olimpiadën e Tokios.