Fjalë Kyçe

Federata Ndërkombëtare e Xhudos shkruan për suksesin e madh të Kelmendit

Federata Ndërkombëtare e Xhudos shkruan për suksesin e madh të Kelmendit

Xhudistja pejane shkëlqeu në Grand Prix të Tel Avivit në Izrael

Majlinda Kelmendi e ka nisur vitin 2019 në mënyrë fantastike.

Xhudistja pejane e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix të Tel Avivit, eveniment që ka nisur sot. Kampionia olimpike e ka mposhtur në finale me ippon izraeliten Gili Cohen për ta fituar medaljen e parë në vitin e ri.

Pas suksesit të Majlindës, IJF(International Judo Federation) ka shkruar në faqen zyrtare të Facebook-ut: Kampionia Olimpike e Rios, Majlinda Kelmendi nga Kosova vazhdon me formën e saj të mirë me Ippon, e cila mposhti në finale xhudisten nga Izraeli, Gili Cohen, në kategorinë e Grave -52 kg”.

Majlinda i fitoi katër meçet me Ippon.