Fjalë Kyçe

Federer zbulon një nga sekretet e jetëgjatësisë dhe suksesit të tij

Federer zbulon një nga sekretet e jetëgjatësisë dhe suksesit të tij

Falë një formë fizike për t’u patur zili, që ka qenë e thuajse e njëjtë përgjatë dy dekadave të fundit, tenisti zviceran Roger Federer ka arritur të jetë dominant në fushë edhe pse aktualisht është 37 vjeç.

Në prag të Australian Open, ku do të mbrojë titullin fituar vjet, numri 3 në botë, sqaron: “Kam qenë me fat, pasi nuk i jam nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, veç viteve të fundit”, tha Federer.

“Gjithnjë kam marrë vendime të mira për sa i përket karrierës time, përfshi edhe atë që të bashkëpunoj me Pierre Paganini, me të cilin stërvitem prej 20 vitesh. Gjithnjë kam qenë i kujdesshëm për sa i përket regjimit të fitnesit tij edhe kur isha adoleshent, çka më ndihmoi që të kem këtë jetëgjatësi në sport. Mendoj se e kuptoj mirë trupin tim, e di kur kam ndonjë dhimbje të lehtë apo kur ajo është e rëndë. Di se si të menaxhoj situatën, për ët evituar çdo problem në fushë”, tha Federer.