Fjalë Kyçe

Feferata angleze do të ndëshkojë tifozët që u futën në stadium pas ndeshjes

Feferata angleze do të ndëshkojë tifozët që u futën në stadium pas ndeshjes

Një numër i madh i tifozëve pa bileta kanë arritur që të hynë në stadium të dielën derisa Anglia ka humbur në finale të Euro 2020 pas penalltive

Federata e Futbollit e Anglisë ka thënë se do të ndalojë çdo tifozë që ata zbulojnë se ka hyrë brenda pa biletë, derisa ata kishin shpërthyer kordonin e policisë dhe kishin hyrë brenda para se ndeshje të fillojë.

Një numër i tyre kishin arritur të hynë pa bileta, me skena të tmerrshme që nuk i shkojnë një ngjarje që mendohet të jetë festë për sukses ose jo të një ekipi kombëtar. Ata që kanë bërë këtë panë Tre Luanët duke humbur me penallti në një ndeshje pa shije të mirë kundër Italisë, të cilët edhe pas 55 viteve kanë mbetur pa fituar një garë ndërkombëtare.

Shefi ekzekutiv i FA, Mark Bullingham i ka thënë programit “Today” të BBC Radio Four se ndaj këtyre tifozëve pritet që të merren masa. “Ne do të bëjmë në rishikim te tërësishëm dhe ne do të hapim bashke me policinë për t’i zënë të gjithë ata që bënë këtë tollovi dhe do të kujdesemi që mos të ndodh më”, ka thënë ai.

Të gjithë ata që do të zihen natyrisht do të përjashtohen nga tifozët e Anglisë dhe do të marrim masa kundër tyre. Bullingham ka shtuar se “pijanecët” që hynë me forcë në Wembley do të marrin dënimin e merituar. “Në drejtojmë një stadium, jo një kështjellë”, ka shtuar ai.

“Ne kemi një ekip fantastik të sigurisë në stadium dhe ata nuk kanë parë kurrë një gjë të tillë”. Bullingham po ashtu ka kërkuar falje për çdo tifozë të cilët kanë pasur përvoja negative nga Euro 2020 apo veprimet e tyre kanë dëmtuar dikë.

Policia Metropolitane e Londrës tregoi dje se ka arrestuar 49 persona të dielën për shkelje të ndryshme. Ata po ashtu thanë se 19 oficerë të saj janë lënduar për shkak të dhunës së turmave në drejtim të tyre.

Skuadra e Gareth Southgate ende po e merr vetën pasi e tërë nata shkoi keq mbrëmë kundër Italisë, me Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka që humbën penalltitë pas barazimit 1-1 të skuadrave. Të gjithë lojtarët e involvuar pritet që të shkojnë në një pushim të merituar një mujor para se të kthehen në klubet e tyre për ndeshjet në Ligë, pasi që ata do t’i humbasin ndeshjet parasezonale.

Southgate pritet që të jetë në drejtim të Kombëtares deri pas Botërorit të vitit 2022. Kualifikimet për Katar 2022 fillojnë në shtator, me Anglinë që pritet të jetë në Wemley prapë më 5 shtator ku do të përballet me Andorrën para se të luajë kundër Hungarisë dhe Poloninë.