Fjalë Kyçe

Fellaini tek gjiganti turk

Fellaini tek gjiganti turk

Mesfushori i Manchester Unitedit, Marouane Fellaini është objektiv i klubit turk Fenerbahce, raportojnë mediet britanike, përcjell Gazeta Alo.

Belgu, i cili ishte titullar tek “Djajtë e Kuq” në kohën e ish-trajnerit Jose Mourinho, duket se nuk është në planet ‘timonierit’ të ri të skuadrës nga ‘Old Traffordi’, Ole Gunnar Solskjaer.

Fellaini mund të largohet nga Manchester United qysh gjatë këtij muaji.

Fenerbahce siç raportohet, janë të gatshëm t’i ofrojnë belgut 7.5 milionë euro për një kontratë 18-mujore.

Fellaini me Unitedin ka kontratë deri në vitin 2021, por duket se belgu gjatë muajit janar, do të bëhet me klub të ri.

Stambolli mund të jetë “shtëpia” e radhës e reprezentuesit te Belgjikës. /Gazeta Alo/