Një fëmijë ka rënë në ujin e Lumbardhit në Pejë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur sot, saktësisht tek pjesa e njohur si “Ura e Milet Bahçes”.
Sipas të dhënave të para theksohet se ishte ndërhyrja e shpejtë e qytetarëve, e më pas edhe intervenimi i zjarrfikësve të cilët kanë arritur të shpëtojnë atë.
Në vendin e ngjarjes më pas kanë arritur edhe ekipet e tjera emergjente.
Fëmija është arritur të nxirret me sukses nga uji, falë reagimi të shpejtë të një prej qytetarëve i cili është future në ujë për ta shpëtuar atë.
Madje sipas mediave lokale në Pejë, qytetari ka thyer këmbën e tij në rastin e ndërhyrjes.
Sipas dëshmitarëve të rastit, fëmija në kohën kur ka ndodhur ngjarja ishte duke lozur në qendër të qytetit.