Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se fëmijët e moshës-12 vjeçare dhe përmbi duhet të mbajnë maska për të ndihmuar në ndaljen e përhapjes së pandemisë.
Maskat duhet të mbahen kur nuk mund të garantohet distancimi prej 1 metri dhe ku ka përhapje të madhe të virusit, ka thënë kjo organizatë, shkruan The Guardian.
Kjo është hera e parë që OBSH-ja ka dhënë këshilla për mbajtjen e maskave nga fëmijët dhe vjen vetëm dy javë para se të fillojë mësimi nëpër shkolla.
OBSH-ja gjithashtu ka thënë se duhen më shumë të dhëna sa i përket rolit të fëmijëve dhe adoleshentëve në përhapjen e virusit, transmeton KOHA.
Fëmijët që janë nën moshën pesë vjeçe nuk duhet të mbajnë detyrimisht maska për shkak të sigurisë dhe interesit të përgjithshëm të fëmijës.