Fjalë Kyçe

Fëmijët që ranë në pus kanë lidhje familjare, policia jep detaje

Fëmijët që ranë në pus kanë lidhje familjare, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e dy fëmijëve të cilët humbën jetën në një pus në Milloshevë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka sqaruar gjithashtu se rasti është cilësuar si hetim mbi vdekjen.

Ai ka dhënë detaje duke treguar se fillimisht 3 fëmijë kishin hyrë në pus, ndërsa 2 prej tyre nuk kishin arritur të dalin dhe kanë humbur jetën.

Kelani, gjithashtu ka treguar që bëhet fjalë për fëmijë të moshës nga 9 deri në 11 vjeçar dhe se informacionet e para tregojnë që kanë lidhje familjare apo miqësie mes vete./