Fjalë Kyçe

Fenerbahce “leksion” edhe Real Madridit

Fenerbahce “leksion” edhe Real Madridit

Është mbyllur raundi i 15-të i Euroleague në basketboll për meshkuj, java e fundit e fazës së parë të sezonit të rregullt, me skuadrën turke të Fenerbahce që mundi 65-63 Real Madrid.

Një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në sekondën e fundit, me italianin Datome që bëri ligjin në fushë, autor i 17 pikëve për turqit. Vendasit e komanduan ndeshjen në shumicën e kohës, por pa mundur të shkëputen shumë, me “merengues” që rivalizuan e në fund tentuan surprizën me Fernandez (12 pikë), por pa sukses.

Fiton skuadra e Bayern Mynih, që mundi 93-88 Buducnost, ndeshje e dominuar nga bavarezët, që korrën suksesin e tetë sezonal. Sukses me përmbysje kjo e Bayern, që ishte në disavantazh të 11 pikëve në pjesën e parë, por në të dytën loja ndryshoi kah falë 21 pikëve të Derrick Williams.

Skuadra greke e Panathinaikos mposhti 96-84 rusët e CSKA Moskë, një tjetër ndeshje mes dy ekipesh pretendente për titull në Euroleague. Miqtë e nisën mirë ndeshjen, duke fituar periodën e parë, ppr vetëm kaq (Clyburn 24 pikë e De Colo 17). Grekët u “zgjuan” në periodën e dytë, ku morën komandën e lojës dhe nisn të shkëputeshin falë Papapetrou, 17 pikë.

Fiton edhe ekipi spanjoll i Gran Canaria, që mundi 73-66 Zalgiris Kaunas, dy ekipe që luftojnë për një vend në play off. Rabaseda me 15 pikë ishte shënuesi më i mirë për spanjollët.

Euroleague – Raundi i 15-të

Khimki Moskë – Baskonia Gasteiz, 77-85

Darussafaka Stamboll – Olympiacos, 79-75

Maccabi Tel Aviv – Armani Milano, 94-92

Barcelona – Anadolu Efes, 80-65

Fenerbahce – Real Madrid, 65-63

Panathinaikos – CSKA Moskë, 96-84

Bayern Mynih – Buducnost, 92-88

Gran Canaria – Zalgiris Kaunas, 73-66