Fjalë Kyçe

Fenerbahçe mohon marrëveshjen me Lazion për Muriqin

Fenerbahçe mohon marrëveshjen me Lazion për Muriqin

Gjiganti turk Fenerbahçe ka mohuar se është arritur marrëveshja përfundimtare me Lazion për transferimin e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi, në Serie A.

Në një reagim të klubit, Fenerbahçe ka pranuar se ka marrë shumë oferta për lojtarin, por ka mohuar se ai tashmë ka nënshkruar me Lazion.

“Gjithsesi, sot, në disa media, u raportua se klubi italian Lazio ka nënshkruar me lojtarin në këmbim të parave dhe të një tjetër lojtari. Ne ju njoftojmë se këto nuk janë të vërteta”, thuhet në reagim të klubit.

Qe një kohë të gjatë është raportuar se Muriqi është targeti kryesor i Lazios në këtë afat kalimtar. Sot u raportua se është arritur marrëveshja përfundimtare me lojtarin që thuhej se do të marrë pagë dy milionë euro në sezon.