Fjalë Kyçe

Fenerbahçe rikthen vëmendjen te ish-futbollistët: Shënjestra e parë është Muriqi

Fenerbahçe rikthen vëmendjen te ish-futbollistët: Shënjestra e parë është Muriqi

Një rikthim i Vedat Muriqit në Turqi nuk është që nuk mund të ndodhë.

Zyrtari i Fenerbahçes, Emre Belozoglu ka kthyer vëmendjen te futbollistët që dikur luanin te klubi i madh turk, shkruan “Zeri.info”.

Shënjestra e parë e tij është Vedat Muriqi.

Gazetari Sansal Buyuka shkruan në “Milliyet” se Fenerbahçe ka kontaktuar futbollistin kosovar që aktivizohet tash te Lazio.

“Emre Belozoglu ka thirrur Vedat Muriqin dhe i tha: ‘Përshëndetje, unë jam Emre vëlla”, shkruhet në gazetën turke.

Pra, Fenerbahçe po konsideron rikthimin e prizrenasit në skuadër për edicionin e ardhshëm.