Fjalë Kyçe

Fenomeni ka një dëshirë për Lionel Messin

Fenomeni ka një dëshirë për Lionel Messin

Legjenda braziliane, Ronaldo, ka thënë fjalë të mëdha për Lionel Messin.

Ish anëtari i Real Madridit, Interit, Barcelonës dhe Milanit, duke folur për Lionel Messin, ka thënë se dëshiron ta sheh këtë të fundit duke luajtur edhe për shumë vite.

Lionel Messi dhe Kombëtarja e Argjentinës ndodhën në Kupën e Amerikës, e cila po mbahet në Brazil.

“Si fillim dua ta uroj Messin pasi ka pasur ditëlindjen, çfarë mund të them unë për të? Që dua të shoh të luajë futboll edhe për shumë vite”, ka deklaruar Ronaldo.

“Besoj që Messi është një futbollist i cili ka lindur për të argëtuar njerëzit me ato që bën në fushë. Është i padrejtë krahasimi që i bëjnë atij kur luan me Barcelonën dhe Argjentinën. Ai stërvitet shumë me Argjentinën dhe jam i bindur se është gati të japë edhe me shumë nga ç’mundet për këtë skuadër. Në moshën 32-vjeçare ai mund të refuzonte të luante në Copa America por jo nuk beri një gjë të tillë”.