Fjalë Kyçe

Ferat Shala: Banorët e Zabelit të Epërm , Paterkut dhe Sankovcit rreshtohen në anën e fitimtarëve, PDK’së

Ferat Shala: Banorët e Zabelit të Epërm , Paterkut dhe Sankovcit rreshtohen në anën e fitimtarëve, PDK’së

Pritje madhështore dhe e përzemërt për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për programin #Rimëkëmbje në Zabel të Epërm dhe Paterk.
Qytetarët e Zabelit të Epërm dhe të Poterkut janë të bindur në fitoren e thellë dhe të padiskutueshme të partisë së çlirimtarëve dhe shtet ndërtuesve, sepse vetëm çlirimtarët dhe shtet ndërtuesit qëndruan gjithmonë afër halleve dhe sfidave të qytetarëve.
Sonte në Zabel të Epërm dhe Poterk dhamë një mesazh se vota për programin #Rimëkëmbje është garanci për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar, për një Kosovë të integruar në mekanizmat europerëndimorë.


Po ashtu PDK dhe kandidati i kësaj partie për deputet, Ferat Shala, ka vazhduar takimet me qytetarë para zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe ka publikuar fotografi nga tubimet në fshatin Sankovc.
Ai thotë se banorët e këtij vendi gjithmonë janë rreshtuar në anën e të drejtëve.

Shkrimi i plotë i Shalës në Facebook:
Zemra e sankovcasve sonte rrahë me Partinë Demokratike të Kosovës.
Sankovci ka ditur gjithmonë të rreshtohet në anën e të drejtëve, në anën e fitimtarëve.
Programi i rimëkëmbjes ekonomike i PDK-së natyrisht se përfshinë realizimin e projekteve konkrete që do të shkojnë për zhvillimin e zonave si Sankovci dhe fshatrave rreth tij.
#PDK134 #FeratShala14