Kandidati për deputet nga rradhët e PDK-së, Ferat Shala është takuar me qytetarë intelektualë nga të gjithë trevat e Kosovës.
Ai tha se programi i tyre zgjedhor mbështet fuqishëm mendimin dhe ekspertizën e njerëzve të ndritur, të cilët e shohin Kosovën me sy të qartë dhe zemër të hapur për të adresuar nevojat dhe sfidat e vendit tonë në fusha jetike si ekonomia, industria, siguria dhe zhvillimi i qëndrueshëm.