Kandidati për deputet nga radhët e PDK, Ferat Shala, ka marrë mbështetje edhe në Gjakovë.
“Me një program të fokusuar në zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, ne angazhohemi për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë.” – shkruan Shala.
Postimi i plotë:
Në Gjakovë, qytetin e kulturës, intelektualëve, zejtarisë dhe punës, së bashku me kryetarin e palodhur të degës së PDK-së, Hajdar Beqën, shpalosëm vizionin tonë për një Gjakovë më të mirë.
Me një program të fokusuar në zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, ne angazhohemi për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë.
Me Bedri Hamzën kryeministër, do t’ia kthejmë namin Gjakovës, ashtu siç i ka hije!
VOTO #PDK131 #FeratShala16