Kandidati për deputet me numër 16, Ferat Shala, ka qëndruar për vizitë në fshatin Koshtovë.
Shala në postimin e tij ka vlerësuar lartë Hamdiun, i cili, në kohën e luftës, ishte ushtar i UÇK-së, ndërsa aktivitetin e tij për të mirën e qytetarëve e vazhdoi edhe pas luftës në forma të ndryshme.
Postimi i plotë:
Në konakun e Jaha dhe Hamdi Hasanit në Koshtovë të Mitrovicës, si gjithmonë gjen mikpritjen e ngrohtë shqiptare. Hamdiu është veteran i luftës së UÇK-së. Veteranët e kategoritë e tjera të dala nga lufta do të kenë përkrahjen tonë maksimale.
Jaha, Hamdiu dhe krejt familja Hasani kanë besuar dhe vazhdojnë të besojnë në vizionin e PDK-së. Së bashku do ta bëjmë një Kosovë më të mirë.
VOTO #PDK131 #FeratShala16