Fjalë Kyçe

Ferat Shala: Mitrovica do t’i japë Kosovës kryeministrin e ardhshëm

Ferat Shala: Mitrovica do t’i japë Kosovës kryeministrin e ardhshëm

Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala, ka shprehur mirënjohjen pas tubimit në Mitrovicë për përkrahjen që mori Partia Demokratike të Kosovës dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën.

“Mitrovica, qyteti i minatorëve, Isa Boletinit, kulturës dhe Kadri Veselit, është gati për ndryshim. Më 9 shkurt, Bedri Hamza do të bëhet kryeministri që do ta bëjë Kosovën një vend më të mirë për të gjithë qytetarët e saj,” shkoi Shala.

Ai tutje tha se Mitrovica i ka dhënë shumë Kosovës dhe, sipas Shalës, do t’i japë edhe Kryeministrin e ardhshëm.