Kandidati për deputet nga rradhët e PDK-së, Ferat Shala është takuar me Altinin djalin e mësuesit të tij, Jakup Krasniqi në muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Shala tregon se pas shumë vitesh ata takohen në tubimin e PDK-së, në Prizren, raporton Gazeta10.
“Jakup Krasniqi na mësoi historinë si profesor, por edhe u bë vetë pjesë e historisë së re si zëdhënës i UÇK-së. E ne sot, takohemi bashkë në tubimin e PDK-së, në Kryeqytetin Historik të Kosovës, Prizrenin e bukur dhe te fitoreve tona të mëdha”, thuhet në postimin e tij