Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka treguar një nga arsyet se pse qytetarët duhet ta votojnë atë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Shala në llogarinë e vet në “Facebook” ka publikuar një video spot, ku ka shpalosur punën e tij gjatë kohës sa ka qenë ministër i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ferat Shala në listën e PDK-së për deputet mban numrin 14.