Deputeti Ferat Shala ka udhëtuar sot në Hagë ku do të merret në intervistë nga prokurorët e Gjykatës Speciale. Lajmin e ka bërë të ditur kolegia e tij deputete Besa Ismaili.
Ky është postimi i zonjës Ismaili:
Thonë se fuqia e çlirimtarit nuk definohet nga betejat e fituara por nga koha në kërkimin dhe ndërtimin e paqes!
I tillë është kolegu im deputet, profesori z.Ferat Shala i cili sot ka udhëtuar për në Hagë.
Sfidat dhe sprovat e çlirimtarit nuk kanë fund. Respekt i thellë për veprat dhe kontributet e vazhdueshme!