Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala, është zotuar se do të angazhohet për të mirën e sportit në Kosovë.
Ai me një video-mesazh ka marrë për shembull ekipin e Feronikelit, lojtarët e të cilit sipas tij janë krenari për të gjithë Kosovën.
“Drenica ka dhënë shumë sportistë të zot. Djemtë e Feronikelit janë krenari dhe mburrje, jo vetëm për Drenicën, por për të gjithë Kosovën”, ka thënë Shala në këtë video-mesazh.
Për më shumë sport, për më shumë stadiume dhe futboll evropian, voto PDK dhe Ferat Shalën me numër 14.