Fjalë Kyçe

Ferguson: Tifozët e Arsenalit duhet të jenë të turpëruar që kërkuan largimin e Wenger

Ferguson: Tifozët e Arsenalit duhet të jenë të turpëruar që kërkuan largimin e Wenger

Ish trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson thotë se mbështetësit e Arsenalit duhet të kenë turp që kërkuan largimin e Arsene Wenger.

Wenger u largua nga Arsenal në vitin 2018, pasi shumë ndjekës iu kthyen kundër dhe pavarësisht që kishte edhe një vit kontratë, u largua para kohe, transmeton lajmi.net.

Shumë tifozë bën protesta të mëdha, duke marrë edhe banera nëpër ndeshje që thoshin: ‘Wenger jashtë’, ‘Arsenal FC, jo Arsene FC’.

Sidoqoftë, Ferguson thotë se tifozët nuk i kanë bërë trajtim të mirë teknikut francez, që iu ka siguruar çdo vit pjesëmarrjen në Evropë.

“Ai i mbajti në Evropë çdo vit dhe ishte i kritikuar. Mbështetësit duhet të kenë turp”.

“Arsenal dhe vetja ime janë dinozaurë, por nuk ia dolëm keq. Fitova 13 liga, por asnjëherë nuk shkova i pamposhtur. Arritja që qëndron mbi të gjithë dhe ishte i Arsene”.

Ndërkohë, Wenger në vitin 2018 kishte thënë se ishte më së shumti i lënduar nga mos përkrahja e tifozëve.