Fjalë Kyçe

Ferizaj/ 12 vite burgim dhe 25 mijë euro gjobë ndaj dy personave për blerje e shitje të drogës

Ferizaj/ 12 vite burgim dhe 25 mijë euro gjobë ndaj dy personave për blerje e shitje të drogës

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.R shtetas të Republikës së Kosovës dhe shtetas të Republikës së Maqedonisë dhe S.A. shtetas të Republikës së Kosovës, të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale të kryer në bashkëkryerje “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, të pandehurin A.R e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej  gjashtë vjet e gjashtë  muaj, dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëmbëdhjetë mijë euro; të pandehurit S.A. e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej dhjetëmijë euro.

“Gjykata konform dispozitave të KPRK-së, “konfiskon në mënyrë të përhershme njëmbëdhjetë (11) pako me lëndë narkotike të llojit heroinë me peshë neto të përgjithshme 5432.88 gram dhe vetura e tij e markës “Wolsfagen Golf”. Të pandehurit akuzohen se më 8 tetor 2020 në Ferizaj, kanë poseduar pa autorizim me qëllim të shitjes substancës narkotike të llojit heroinë, në atë mënyrë që pas marrëveshjes mes tyre i pandehuri A.E lëndën narkotike e ka siguruar nga persona të panjohur në Maqedoni, pas kësaj e ka sjellë tek një restorant në Ferizaj, ku është takuar me të pandehurin S.A, i cili e ka vendosur në veturën e tij të markës “Wolsfagen Golf”,  të cilën e ka dërguar në një depo në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij, ndërsa gjatë zbatimit të urdhër kontrollit nga Njësiti Antidrogë, me ç` rast kanë gjetur një çantë në të cilën ishin të vendosura 11 pako me lëndë narkotike të llojit heroinë me pesë neto të përgjithshme 5432.88 gram, e cila është sekuestruar nga policia”, njofton gjykata.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.