Fjalë Kyçe

Ferizaj/ E shantazhoi se do t’ia publikonte mesazhet me nxënësen nëse nuk ia jep 5 mijë euro ose xhipin

Ferizaj/ E shantazhoi se do t’ia publikonte mesazhet me nxënësen nëse nuk ia jep 5 mijë euro ose xhipin

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit N.K.., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Shantazhi në tentativë”.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, “gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 13.11.2021 në Ferizaj, më qëllim të përfitim të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përmes kanosjes se do ta dëmtojë nderin apo autoritetin e të dëmtuarit, ka detyruar të dëmtuarin F.Sh. të kryejë një veprim në rrjetin social Whats App, duke e shantazhuar se do t’i bëjë publike mesazhet e tij me nxënësen e tij, në atë mënyrë që i’a kishte kërkuar të dëmtuarit shumën e parave prej 5,000€ ose veturën Xhip”, njofton Gjykata.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në njoftim.