Fjalë Kyçe

Ferizaj kryen testet për koronavirus

Ferizaj kryen testet për koronavirus

Skuadra e Ferizajt ka krye testet për Covid-19 dhe ka vijuar me stërvitje.

Futbollistët, stafi teknik dhe personeli i klubit janë nënshtruar testeve në mëngjesin e së shtunës në Institutin e Shëndetit Publik në Ferizaj.

“Reultatet e testeve janë dërguar në Prishtinë dhe se shpejti priten të dalin rezultatet e testeve. Skuadra jonë pas testeve ka vijuar me stërvitje në stadium për përgatitje para fillimit të kampionatit të mbetur i cili fillon më 7 qershor”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.