Komuna e Ferizajt ka bërë publike rekomandimet për marrjen e masave mbrojtëse gjatë periudhës së Emergjencës së Shëndetit Publik, derisa kjo komunë do të jetë në karantinë.
Në njoftimin e Komunës bëhet e ditur se dyqanet dhe bizneset tjera duhet të kufizojnë numrin e klientëve që janë brenda, të bëhet dezinfektimi i shportave, të sigurohet furnizimi me dorëza dhe maska.
Njoftimi i plotë:
“REKOMANDIME (ORIENTUESE) TË MASAVE PËR MBROJTJE NGA COVID-19 PËR VEPRIMTARITË QË FUNKSIONOJNË GJATË PERIUDHËS SË EMERGJENCËS SË SHËNDETIT PUBLIK
Në lokale dhe hapësira të dyqaneve/supermarketeve/bizneseve tjera të vogla:
- Përcaktimi i një numri të kufizuar të klientëve që mund të marrin shërbimet në lokal/dyqan/ market brenda të njëjtës kohë
- Mbajtja e rendit në hyrje dalje të rregullohet nga një person i vecantë
- Brenda lokalit të ketë rregulla të qarta që sigurojnë lëvizjen në distancë fizike të nevojshme
- Të vendosen shenja orientuese në hyrje dhe brendi të lokalit
- Të bëhet dezinfektimi i karrocave dhe shportave menjëherë pas përdorimit para se të merret në shfrytëzim nga konsumatori vijues
- Të sigurohet furnizimi me dorëza ose dezinfektimi i duarve të klientëve në momentin e hyrjes në objekt dhe para fillimit të marrjes së shërbimit
- Të sigurohet bartja e maskave mbrojtëse për stafin
- Të vendoset mbrojtja me pleksiglas (ose material tjetër mbrojtës i tejdukshëm) te arka
- Të sigurohet dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave dhe sipërfaqeve të lokalit
- Kontakti me monedhat/të hollat dhe aparatet e pagesave të bëhet nga një person i caktuar i vecantë, i cili nuk i prek artikujt
- Të vendosen postere dhe tekste që të inkurajojnë qytetarët të mos lejojnë fëmijët dhe të moshuarit të dalin për shopping
Në QMKF/QMF/Ambulanta
- Të sigurohet mbajtja e rendit në pritore
- Brenda lokalit të ketë rregulla të qarta që sigurojnë lëvizjen në distancë fizike të nevojshme
- Të sigurohet dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave dhe sipërfaqeve të lokalit
- Të sigurohet furnizimi me dorëza ose dezinfektimi i duarve të pacientëve në momentin e hyrjes në objekt dhe para fillimit të marrjes së shërbimit
- Të sigurohet vendosja e maskave mbrojtëse për pacientë
- Të heqet participimi për pacientë për të evituar prekjen e të hollave/monedhave
Në sportele shërbyese
- Të sigurohet mbajtja e rendit e rendit në sportele
- Të sigurohet dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave dhe sipërfaqeve
- Të gjithë klientët të kenë dorëza dhe maska
Grumbullimi i qytetarëve
- Në pritje para bankave dhe postave të mbahet rend dhe distancë fizike prej 2m
- Në qarkullimin me vetura nëse ka më shumë se dy udhëtarë brenda veturës të përdoren”, përfundon njoftimi.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të shtunën se edhe Komuna e Ferizajt do të futet në karantinë. /Telegrafi/