Skuadra e Ferizajt është këndellur dhe po vazhdon me përforcime për stinorin pranveror, shkruan Gazeta Olle.
Së fundi është përforcuar me sulmuesin Husen Demiri, i cili së fundi ishte pjesë e skuadrës finlandeze FC Kemi Kings.
“Top-sulmuesi shkupjan, Husein Demiri është përforcimi i radhës për klubin tonë. Me ardhjen e tij tani cilësia dhe konkurrenca në fazën e sulmit është rritur dhe presim që të sjellë suksese.
Demiri së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës finlandeze, FC Kemi Kings. Ai me përvojën e tij në arenën ndërkombëtare pritët të na ndihmojë drejt objektivave tona. Klubi i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me skuadrën tonë”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.