Fjalë Kyçe

Ferizaj mposhtet në Holandë

Ferizaj mposhtet në Holandë

KHF Ferizaj e ka luajtur të shtunën ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane.

Hendbollistet ferizajase janë përballur me skuadrën nga Holanda, JuRo Unirek VZV. Skuadra holandeze fitoi me rezultat 35:14.

Ndeshja është luajtur në ‘t Veld të Holandës.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:8 për skuadrën vendase. Ferizaj dhe Unirek janë pajtuar që dy ndeshjet të luhen në Holandë. Ndeshja e kthimit është menjëherë të dielën nga ora 13:00.

Ferizaj për herë të dytë po luan në gara evropiane. Vjet u ndal në raundin e tretë të Kupës Evropiane.