Fjalë Kyçe

Ferizaj rinovon me Shabanin

Ferizaj rinovon me Shabanin

Skuadra e Ferizaj ka njoftuar se ka arritur marrëveshje edhe për dy vite me Egzon Shabani.

Shabani është kapiteni i skuadrës së Ferizaj, dhe ai është pajtuar që aventurën e tij me këtë skuadër ta vazhdojë edhe për  dy vite.

Faqja zyrtare e skuadrës së Ferizaj ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të zyrtarizohen edhe transferime të reja, të cilat veçse janë duke u stërvitur me klubin.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e plotë të Ferizaj (pa intervenime në tekst).

Shabani edhe dy vjet bardhë e kaltër.

12.08.2019 – Ferizaj; Sot skuadra jonë ka arritur marrëveshje me Kapitenin e skuadres sonë , Egzon Shabani për vazhdimin e kontratës edhe për dy (2) vit.

Shabani i cili kishte shumë oferta nga skuadrat tjera te Superliges ai , vendosi t’i qëndrojë besnik klubit të zemrës dhe t’i ndihmojë në objektivat e klubit.

Kapitenit i urojmë shëndet dhe shumë suksese në këtë sezon me fanelën e KF Ferizajt.

Ndërsa gjatë kësaj jave pritët të prezantohen edhe transferimet e reja, të cilët janë duke u stërvitur me klubin tonë.