Fjalë Kyçe

Ferizajasi i shkon në lokal, e kanos dhe gjuan me armë brenda lokalit

Ferizajasi i shkon në lokal, e kanos dhe gjuan me armë brenda lokalit

Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka raportuar për një rast të kanosjes duke përdorur armën.
Rasti ka ndodhur në qytetin e Ferizajit.

Ankuesi kishte thënë se ishte në lokalin e tij kur i dyshuari e kishte kërcënuar pas një mosmarrëveshje.

Pas kësaj i dyshuari ka shtënë me revole në lokal duke e qëlluar murin.

“Ferizaj / 25.02.2024 – 04:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ka qenë në lokalin e tij, pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjatë incidentit ka shtënë një herë me revole duke e qëlluar murin e lokalit dhe më pas është larguar në drejtim pa njohur. Lidhur me rastin jane duke u zhvilluar hetime intensive”, thuhet në raportin e policisë.