Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se kqa rrahur dy vajzat e tij, rreth orës 02:00 pas mesnate.
Viktimat e rastit si pasojë e dhunës fizike kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, njësiti policor në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar edhe armë.
“Një armë automatike AK-47 me katër karikatorë dhe 61 fishek, një pistoletë me dy karikatorë dhe 14 fishek, 40 copë fishek magnum si dhe disa gjëra tjera”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.