Kryetari Shpend Ahmeti ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me kompaninë ‘SHELL Kosova” për përkrahjen e fermerëve në Komunën e Prishtinës.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se përmes kësaj marrëveshje të gjithë fermerëve të regjistruar në Drejtorinë e Bujqësisë do t’u ofrohet mundësia e furnizimit me derivate të naftës me çmim të zbritur për 0.05 euro për litër (5 cent për litër).
Në këtë mënyrë përkrahen drejtpërdrejtë fermerët, nxitet përpunimi i tokës bujqësore dhe promovohet konsumimi i prodhimeve vendore./Gazeta Alo/