Fjalë Kyçe

Fermeri belg lëviz pa dashje gurin e kufirit, reagojnë autoritetet lokale

Fermeri belg lëviz pa dashje gurin e kufirit, reagojnë autoritetet lokale

Një fermer në Belgjikë ka ngelur i habitur kur ka parë se gabimisht ka prekur kufirin e shtetit me atë të Francës.

Një entuziast lokal i historisë ishte duke ecur në mal kur kishte vënë re se guri që shënonte vijën kufitare mes dy shteteve ka lëvizur për 2.29 metra.

Fermeri belg, që besohet se ishte nervozuar me faktin që guri ishte në rrugën para traktorit, e kishte lëkundur atë brenda territorit të Francës.

Duke mos pasur qëllime për problematizim të çështjes, incidenti ka përfunduar me të qeshura në të dy anët e kufirit.

“Ai e zmadhoi Belgjikën, dhe e zvogëloi Francën. S’është ide e mirë”, ka thënë David Lavaux, kryetar i fshatit Erquelinnes në Belgjikë, për televizionin francez “TF1”.

“Isha i lumtur, vendi im ishte më i madh”, ka thënë Lavaux me të qeshur.

“Duhet të shmangim luftën për kufij”, ka thënë Aurelie Welonek nga fshati francez në kufi.

Autoritetet lokale blege kanë kontaktuar me fermerin duke i kërkuar ta kthejë gurin në lokacionin origjinal. Nëse kjo s’ndodh çështja mund të përfundojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Belgjikës.

Kufiri mes Francës dhe Belgjikës, i gjatë rreth 620-kilometra, ishte nënshkruar më 1820. Ishte vendosur përmes gurëve të cilët kanë mbetur që nga ajo kohë.