Çifti shumë i përfolur shqiptar, Fero dhe Arbenita, siç duket kanë vendosur që lidhjen e tyre të e dërgojnë një hap më larg.
Të paktën kështu është lënë të kuptohet nga vetë modelja, e cila ka publikuar disa imazhe në rrjetin social, Instagram.
“Burri”, ka shkruar Arbenita në njërën nga videot e publikuar, e cila shihet nën përqafimin e rep-artistit, përcjell rtv21.tv
Nuk dihet nëse çifti kanë kurorëzuar me të vërtetë lidhjen e tyre, apo thjesht këto janë epitetet, të cilat ata kanë vendosur ta thërrasin njëri-tjetrin.
Përveç kësaj videoje, modelja shpërndau edhe një fotografi, përmes të cilës tha që vetëm gratë e forta mund t’i bëjnë meshkujt më të mirë.
Lidhja e dyshes u zbulua në muajin tetor të vitit të kaluar, përmes disa fotografive të realizuara në të njëjtat vende.