Pas incidentit të djeshëm që u përfshi reperi Fero dhe mbeti i plagosur menaxheri i tij Met Elshani, sot ata duken të jenë në formë të mirë.
Përmes një postimi në Instagram Fero ka publikuar një fotografi së bashku me menaxherin e tij.
“Një vëlla nuk mund të jetë gjithmonë një shok i vërtetë por një shok i vërtetë është gjithmonë një vëlla”, ka shkruajtur ai.
Kujtojmë se Met Elshani dje ka pranuar trajtim mjekësor.
Ndërsa në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur plagosja Policia e Kosovës ka gjetur armë dhe substance narkotike.