Çifti simpatik dhe shumë i përfolur i estradë sonë Fero dhe Arbenita Ismaili që nga sot nuk konsiderohen të tillë.
Edhe pse u pëlqyen mjaft si çift, nga sot ata do të pëlqehen vetëm në bazë të profesionit të tyre Fero si reper dhe Arbenita si modele.
Nuk dihet ende ndonjë arsye e mundshme që çoi çiftin drejt këtij vendimi, shkruan Kosovarja.
Por, që me mëngjes Fero dha lajmin se lidhja e tyre një vjeçare ka marrë fund.
“Përshendetje vajza, prej tash unë jam beqar”, ka shkruar Fero në rrjetin e tij instagram.
A është ky me të vërtetë një vendim serioz apo ndonjë nga ‘praptitë’ e Feros?