Skuadra e Feronikelit, po bën përgatitjet e fundit për ndeshjen e së mërkurës ndaj Ballkanit.
Ndeshja do të zhvillohet në Suharekë, prej orës 15:00.
Feronikeli do të bëjë pushim pak në garat kampionale, pasi që takimi i nesërm do të jetë në kuadër të Kupës së Kosovës.
Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Kosovës luhet nesër (17 prill), në Suharekë, ndërsa ndeshja e kthimit në Drenas, më 1 maj. /GazetaAlo