Fjalë Kyçe

Feronikeli do ta humbas titullin për këtë arsye! (FOTO)

Feronikeli do ta humbas titullin për këtë arsye! (FOTO)

Reperi i njohur kandez Drake është shndërruar në një mankth për gjithë tifozët e klubeve që ai i ka veshur fanelat e tyre, shkruan Gazetasheshi.com.

Pas çdo imazhi që ai ka hedhur me fanelat e këtyre klubeve, ato janë eleminuar dhe kështu bota e futbollit ka filluar ta konsiderojë Draken si një ogur i zi.

Madje, klubi italian i Romës u ka bërë apel tifozëve të tyre që të mos fotografohen me reperin kandez, të paktën deri në fundin e sezonit sapo që “gjallorosët” të arrijnë objektivat e tyre.

Një shaka e ngjajshme po qarkullon edhe në Kosovë, teksa një foto e reperit Drake me fanelën e Feronikelit po qarkullon gjithandej.

Shkrirja e disavantazhit prej pesë pikëve ndaj Prishtinës mund të ketë qenë ogur i zi për “industrialistët”, pasi që Drake ka pozuar me fanelën e tyre.

Më poshtë keni mundësi të shihni një fotomontazhë mjaft interesante:

Feronikeli është ende në garë për titullin kampion dhe DigitAlb Kupën dhe mbetet për tu parë nëse do arrijë të realizojë këto objektiva, apo do ta ketë fatin e gjithë atyre klubeve të cilat Drake ua ka veshur fanelën.