Fjalë Kyçe

Feronikeli e Drenica ndajnë pikët, ’89-shi befason Llapin

Feronikeli e Drenica ndajnë pikët, ’89-shi befason Llapin

Feronikeli dhe Drenica kanë ndarë pikët në kuadër të ndeshjes së vlefshme për xhiron e tretë të Superligës së Kosovës.

Ekipet barazuan 2:2, me Almedin Muratin që shënoi dy golat për kuqezinjtë, ndërsa Albert Dabiqaj e Marko Miliqkoviqin që shënuan për Feronikelin.

Në anën tjetër, Arb Manaj i dha fitoren Trepçës ’89 në përballjen me Llapin e Tahir Batatinës.

Feronikeli mbetet me dy fitore deri tash, ndërsa Drenica ka një fitore e një barazim dhe një humbje. Llapi ngelet pa pikë në dy ndeshjet e para. Për Trepçën ishin tri pikët e para.