Feronikeli është kualifikuar në finale të fazës preliminare të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta Alo.
Skuadra nga Drenasi ka shënuar fitore minimale prej 1:0, ndaj skuadrës së Gjibraltarit, Lincoln Red Imps në takimin e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Mendurim Hoti ishte autor i golit të vetëm të shënuar në minutën e dytè pas një kundërzbritje të shpejtë nga krahu i majtë.
Feronikeli tani do të përballet me Santa Coloma në finalën e 28 qershorit që zhvillohet prej orës 20:45, në “Fadil Vokrri”. /Gazeta Alo.