Fjalë Kyçe

Feronikeli kualifikohet në finale të fazës preliminare të Ligës së Kampionëve

Feronikeli kualifikohet në finale të fazës preliminare të Ligës së Kampionëve

Feronikeli është kualifikuar në finale të fazës preliminare të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta Alo.

Skuadra nga Drenasi ka shënuar fitore minimale prej 1:0, ndaj skuadrës së Gjibraltarit, Lincoln Red Imps në takimin e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Mendurim Hoti ishte autor i golit të vetëm të shënuar në minutën e dytè pas një kundërzbritje të shpejtë nga krahu i majtë.

Feronikeli tani do të përballet me Santa Coloma në finalën e 28 qershorit që zhvillohet prej orës 20:45, në “Fadil Vokrri”. /Gazeta Alo.