Fjalë Kyçe

Feronikeli kujton ish-mesfushorin Triumf Shabani

Feronikeli kujton ish-mesfushorin Triumf Shabani

Triumf Shabani ka qenë një futbollist tejet i talentuar.

Mesfushori nga Kosova ishte pjesë e Feronikelit ku me plot sukses paraqitej me fanellën bardhegjelbër.

Por në verën e vitit 204, Shabani ndërroi jetë, ku vdekja e tij shokoi gjithë botën e sportit në Kosovë.

Në pesë vjetorin e vdekjes së tij, kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli e ka kujtuar atë.

“Pesë vite pa Triumf Shabanin. Sot pesë vite më parë, na la me shumë dhimbje futbollisti ynë, Triumf Shabani”.

“Shabani ndërroi jetë më 28 qershor, të vitit 2014, duke lënë të pikëlluar të gjithë spektrin sportiv dhe jo vetëm”.

“Pusho në paqe Triumf, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thuhet në shkrimin e publikuar nga Feronikeli.

Triumf Shabani ishte edhe futbollist i skuadrës së Fushë Kosovës.