Fjalë Kyçe

Feronikeli pritet ti arkëtojë milionat, ja sa para do ju takojnë kampionëve të ri!

Feronikeli pritet ti arkëtojë milionat, ja sa para do ju takojnë kampionëve të ri!

Feronikeli pritet të mbush arkën pas fitimit të titullit kampion. Ekipi nga Drenasi merr vetëm 50 mijë euro shpërblim nga Federata e Futbollit e Kosovës, por fondet më të mëdha vijnë nga UEFA, shkruan Gazetasheshi.com.

Kështu 260 mijë euro “industrialistët” do ti arkëtojnë në konton e tyre si kampion i Kosovës nga UEFA, ndërkohë edhe 220 mijë të tjera do të shprazen në xhirollogarinë e tyre për pjesëmarrje në ciklin parakualifikues për Champions League.

Mbi gjysmë milioni euro për kampionin e ri të vendit, teksa kjo shumë mund të rritet varësisht nga performanca e tyre në garat ndërkombëtare.

Kujtojmë se cikli parakualifikues i Ligës së Kampionëve këtë edicion do të luhet në Prishtinë.