Fjalë Kyçe

Feronikeli theyn rekordin e pikëve gjatë një kampionati në Kosovë

Feronikeli theyn rekordin e pikëve gjatë një kampionati në Kosovë

25 fitore, pesë barazime dhe vetëm tri disfata. Ky është bilanci i Feronikelit të Zekirija Ramadanit, i cili fitoi titullin kampion në Ipko Superligën e Kosovës për edicionin 2018/19, shkruan Gazetasheshi.com.

“Industrialistët” arritën që brenda një sezoni të inkasojnë gjithsej 80 pikë, më shumë se çdo kampion tjetër pasluftës në Kosovë.

‘Nikli’ e theu rekordin e Trepçë ’89 dy edicione më parë, teksa minatorët kishin arritur ti grumbullonin 77 pikë.

Përgjatë dhjetë edicioneve të fundit asnjë skuadër tjetër që ka dalë kampion nuk ka arritur të grumbullojë më shumë pikë.

Ekipi i cili ka dalë kampion me më së paku pikë është Prishtina në edicionin 2008/09. Atë botë kryeqytetasit kishin grumbulluar vetëm 57 pikë, teksa kishin dalë para nënkampionit Besa që kishte mbledhur vetëm 50 sosh.

Gazetasheshi.com ua sjell 10-të kampionët e fundit në Kosovë dhe numrin e pikëve që kishin grumbulluar deri në ngritjen e trofeut:

Drita 65 pikë (2017/18)

Trepça ’89 77 pikë (2016/17)

Feronikeli 69 pikë (2015/16)

Feronikeli 67 pikë (2014/15)

Vushtrria 64 pikë (2013/14)

Prishtina 73 pikë (2012/13)

Prishtina 65 pikë (2011/12)

Hysi 73 pikë (2010/11)

Trepça 59 pikë (2009/10)

Prishtina 57 pikë (2008/09)