Nesër do të zhvillohet finalja e DigitAlb Kupës ndërmjet Feronikelit dhe Trepçës ’89.
Kjo sfidë ka rëndësi të madhe, veçmas për 89-shin që në rast të fitores do ta kapte Evropën.
Por, pavarësisht se janë kampionë dhe e kanë të siguruar daljen në Evropë, Feronikeli synon edhe trofeun e Kupës dhe për këtë kanë marrë të gjitha masat.
Futbollistët e skuadrës nga Drenasi janë duke qëndruar të gjithë në hotel dhe natën do ta kalojnë aty.
Dueli Feronikeli – Trepa ’89 luhet nesër prej orës 20:30 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.