Fjalë Kyçe

Ferran Torres: Ka qenë javë e mrekullueshme, jam shumë i lumtur që shënova hetrik

Ferran Torres: Ka qenë javë e mrekullueshme, jam shumë i lumtur që shënova hetrik

Anësori i Manchester Cityt, Ferran Torres është shprehur i kënaqur me paraqitjen ndaj Newcastle United.

Torres shënoi hetrik në kuadër të xhiros së 36-të të Premierligës kundër Newcastle, shkruan lajmi.net.

Por, goli i tij i parë erdhi në mënyrë akrobatike ku po cilësohet si njëri nga golat më të mirë këtë sezon në Premierligë.

“Ka qenë një javë e mrekullueshme, kualifikimi në finale të Ligës së Kampionëve dhe fitimi i Premierligës, sot shënova një hetrik, jam shumë shumë i lumtur”, tha Torres.

“Unë vetëm dua të përmirësohem dita e ditës, mundohem të mësoj nga bashkëlojtarët, nga menaxheri. Shënova një hetrik kundër Gjermanisë dhe tani në Premierligë, dua vetëm të përmirësohem dhe të jem gati për finalen e Ligës së Kampionëve”, përfundoi Ferran Torres.