Fjalë Kyçe

Festa e çmendur e Simeone, ky është veprimi nga UEFA

Festa e çmendur e Simeone, ky është veprimi nga UEFA

UEFA ka një lajm të keq për Simeonen
February 26, 2019

UEFA ka hapur hetimet për veprimin e Diego Simeones në ndeshje ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve.
Atletico Madrid e mposhti Juventusin në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve me rezultat, 2:0.

Por, në golin e dytë, trajneri argjentinas kishte bërë një veprim skandaloz, duke kapur organin gjenital në drejtim të tifozëve, përcjell lajmi.net.

UEFA është duke e hetuar Simeonen, ndërsa Cristiano Ronaldo do të kalojë më lehtë, pasi i kishte provokuar tifozët e Atletico Madridit.

Simeone kishte kërkuar falje publikisht për veprimin e tij, menjëherë pas ndeshjes.

“Unë nuk jam këtu për të kërkuar arsyetime për veprimet e mia. Dua vetëm t’u kërkoj falje të gjithëve që mund të jenë ofenduar nga veprimi im, pas golit tonë të parë”, kishte thënë Simeone.

“Ishte thjesht një shprehje, pa dyshim një shprehje shumë e keqe, dhe unë e bëra për të treguar se si po ndihesha për futbollistët e mi.”, ka shtuar më tej ai.