Fjalë Kyçe

Festat e fundvitit zgjojnë shpirtin human të njerëzve, grupi ‘Për familjet në nevojë’ gati të ndihmojnë familjet në nevojë

Festat e fundvitit zgjojnë shpirtin human të njerëzve, grupi ‘Për familjet në nevojë’ gati të ndihmojnë familjet në nevojë

Festat e fundvitit janë gjithmonë aty për të shtuar hare, gëzim por edhe për të zgjuar shpirtin humanitar të njerëzve, shkruan KultPlus.

Në prag të festave të fundvitit, siguisht fillon edhe sezoni i vullntetit të mirë dhe atëherë kur shumë familje të cilat gjenden në nevojë, duke përfshirë ata që janë të pastrehë, të humbur, të vetmuar ose që luftojnë për t’u përballur me jetësën, kanë nevoja më së shumti.

Ndarja e kohës për të ndihmuar ato familje në nevojë është pikërisht ajo se çfarë bëjnë grupi jo-formal “Për familjet në nevojë”, të cilët qëllim kryesor kanë dhurimin e të hollave ose ndihmave të ndryshme, që të gëzojnë fëmijët të cilët në mënyrë të padrejtë vuajnë në mungesë të kushteve elementare.

Njëra ndër organizatoret në këtë grup është edhe Rina Zeka, e cila ka thënë për KultPlus se ky është viti i tetë që po e organizojnë një ndihmë humanitare të tillë.

“Ndihmën qe e ofrojnë të gjithë, ne e adresojmë në familjet në nevojë, të cilat i njohim dhe i vizitojmë kohë pas kohe”, thotë ajo për KultPlus.

Zeka tutje shpjegon se njerëzit të cilët nuk dijnë se ku të dërgojnë ndihmën, ata iu ndihmojnë që të adresojnë atë në familjet në nevojë. “Kemi vazhduar fushatë mas fushate dhe vazhdimisht kemi pasur shtim të familjeve, nga familjarë të ndryshëm e me radhë dhe ne kemi bërë shtimin e listave të familjeve”.

Grupi “Për familjet në nevojë” është formuar në vitin 2013 nga një grup i vogël i shoqërisë, me qëllim të vetëm që të ndihmojnë familjet në nevojë.

“Përmes një pako që kushton 12 apo 13 euro, ju mund të ndihmoni një familje që është në nevojë”, thuhet nga ta, derisa njoftojnë se Kosovo Pack and Recycle është duke u përkujdesur për prodhimin e pakteimin e kutive.

Hulumtimet tregojnë se aktet e mirësisë mund të kenë një përfitim të madh për lumturinë tuaj, shëndetin dhe ndjenjën e mirëqenies, si dhe për ato të njerëzve që ju ndihmoni.