Sot ka festë në familjen e futbollistit kosovar, Granit Xhaka.
Gjyshja e Granitit feston sot ditëlindjen dhe me këtë rast nuk ka munguar urimi i veçantë i nipit, shkruan lajmi.net.
“Urime ditëlindja Gjyshja më e mira në botë, uroj ta kesh shëndetin dhe të jesh e lumtur. Besoj që ne të kemi bërë të ndihesh krenare me ne. U bëfsh 100 vjet, mbretëresha jonë👑”, shkruan Graniti krahas fotos.
Xhaka ka qenë tejet i komentuar gjatë vitit që lamë pas, posaqërisht në Kampionatin Botëror “Russia 2018”.
https://www.instagram.com/p/BsNTNsRAde6/?utm_source=ig_embed